Sot serbët ortodoksë festojnë festën e Vidovdanir për të nderuar Shën Vitusin. Kisha serbe e cilëson atë si një ditë përkujtimore për Shën Princ Lazarin dhe dëshmorët e shenjtë të Serbisë, të cilët sipas versionit serb, vdiqën gjatë luftës së Kosovës kundër Perandorisë Osmane, më 15 qershor 1389 (sipas kalendarit Julian) gjersa me 28 qershor sipas kalendarit gregorian.
Serbët e Kosovës paralajmëruan se do e festojnë këtë festë me grumbullim nëpër qytete gjersa sot nuk kanë munguar as përgatitjet nga Policia e Kosovës, shkruan “Mitropol”.
”Mitropol” ndodhej në veri dhe raportoi ekskluzivisht për momentin e vendosjes së forcave të rendit publik në veri.
Burime të Mitropol bëjnë me dije se 8 policë ndodhen me detyrë në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, objekt ky që u sulmua me dy granata dore dy ditë më parë.
Veç atyre, tek objekti i Komunës po qëndrojnë të parkuara disa vetura policore, gjersa policë të tjerë janë pozicionuar edhe mbi Urën e Ibrit.