Policia del me komunikatë për bazën në Bërnjak, tregon pse u dërguan pajisjet logjistike dhe kontejnerët

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pas raportimeve të mediave për ngritjen e një bazë në Bërnjak.
Sipas Policisë, kjo bazë është ngritur për t’i përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë atje.
“Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.








