Aurora Group
KOSOVËLAJME

Policia del me raport zyrtar për municionin që u kap dje në Zveçan

Fushata

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se armatimi që u gjet dje në Zveçan u kap në tri shtëpi të banuara.

KFC

Sipas policisë aty janë gjetur dhe konfiskuar: 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron si dhe pajisje rezervë të armëve.

TEB

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Zveçan 14.05.2024, 15:30. Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron si dhe pajisje rezervë të armëve. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.

Market Florenti