
Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar bastisje në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa, e cila tha se aksioni është duke vazhduar ende.
“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”.
Por dysheohet se hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.
“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.







