02LAJME

Policia e kap grabitësin e pompës në Mitrovicë

Me datën 12 mars u raportua për grabitjen e një pompe derivatesh në Mitrovicë.

Duke e kërcënuar shitësin me armë hajni kishte arritur të vjedhte një shumë parash.

London

Sot policia njofton se e ka kapur hajnin e kësaj pompe.

Raporti policor:

Mitrovicë, 29 mars 2022

Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se me datën 12 mars 2022, në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë e parave.

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit V. I., 23 vjeçar, është caktuar masa e ndalimit policor.

Premium Store