Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda kreu sot një aksion në veri të vendit, shkruan “Mitropol”.
Aksioni u zhvillua në Banjskë dhe fshatin Lozhistë. Këtë për “Mitropol” e konfirmoi zv.drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Bastisjet kanë rezultuar me sekuestrim armësh e dokumentesh si rrjedhojë e bastisjes së realizuar me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Policia megjithatë nuk arriti t’i gjej dy personat e dyshuar që po kërkonte në kuadër të një hetimi që “Mitropol” mëson se lidhet me barrikadat e 10 dhjetorit 2022.
Personat në fjalë po kërkohen për veprimtari antikushtetuese dhe sulm ndaj rendit kushtetues.
Armë, dokumente dhe dy telefona janë në mesin e mjeteve të sekuestruara nga Policia./Mitropol/