Dukato 2
02LAJME

Policia e konfirmon për Mitropol: Motociklisti vďes nga aksidenti, një person tjetër me lëndime po trajtohet në spital

Sot “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një aksident trafiku ku i vdekur në vendin e ngjarjes mbeti shoferi i një motociklete që u përfshi në aksident me një veturë dhe një kamionetë.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Dukato 1

Zahiti tha se rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Zahiti konfirmoi se në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti.

Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

Koha