Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia e konfirmon për “Mitropol”: Një person i lënduar nga therrja me thikë, po kërkohet dorasi

Një therrje me thikë ku ka mbetur i therrur një person ka ndodhur pak më parë në rrugën “Evlia Qelebia” në qendër të Mitrovicës.

“Mitropol” raportoi ekskluzivisht për rastin dhe për momentin ndodhet në vendin e ngjarjes.

Weelnes

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësi të shumta policore dhe autoambulanca e cila ka bartur personin e lënduar drejt spitalit.

Policia ka bllokuar rrugën dhe ka mbledhur pamje nga kamerat e sigurisë tek vendi i ngjarjes dhe prova nga vendi ku ndodhi therrja.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Ilmi Prekazi.

Ai tha se rreth orës 14:30, policia ka pranuar informatë se pas një përleshje fizike mes dy personave, një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Sipas informatave, personi është lënduar në dorë. Personi i dyshuar është identifikuar ndërsa njësitë policore janë në kërkim të tij.”, tha Prekazi për “Mitropol”.

Active