
Në orët e vona të ditës së djeshme “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se një mjet shpërthyes ka detonuar veriun e Mitrovicës.
Këtë raportim e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha për “Mitropol” se mbrëmë rreth orës 1 të natës dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugën Perandori Dushan në Mitrovicë Veriore.
“Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, tha Elshani.
Tutje ai tha se njësitet policore kanë dalur në vendngjarje si dhe pas konsultimit me prokurorin, rasti është hapur si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve mbrëmë thanë se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.
Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug./Mitropol







