Medi
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit janë paraqitur vështirësi në qarkullim rrugor.

Pellini

Sipas njoftimit zyrtar, janë evidentuar dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu si dhe dëmtime në ura të caktuara, gjë që ka ndikuar në sigurinë e trafikut.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se prania policore në terren është rritur, me qëllim të menaxhimit të trafikut dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve, që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar.

“Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Premium Store