Medi
02LAJME

Policia e Kosovës arrestoi dhe po bastis shtëpinë e një serbi në Leposaviq, postoi fotografi me armë në rrjete sociale

Foto ilustrim

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar në postbllokun e Bistricës një burrë me kombësi serbe, për shkak të një fotografie të publikuar në rrjetin social ku shihet me një armë, ka konfirmuar për KoSSev Policia e Kosovës, transmeton “Mitropol”.

Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi. Në foto në Facebook ai shihet me një automatik (mitraloz).

Active

Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, aktualisht po përcaktohet nëse ai e posedon realisht armën në foto.

“Në shtëpinë e tij në Leposaviq momentalisht po bëhet bastisja, gjegjësisht kërkimi i armës nga fotografia”, tha ai.

Pas kërkimit, shton ai, do të dihet se çfarë do të bëhet më pas./Mitropol/

eKiosk