
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në vendkalimin kufitar në Bërnjak, raporton Kossev, transmeton Mitropol.
41 vjeçari ishte në kërkim që nga viti i kaluar pasi që dyshohet se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mashtrim”, gjobën e së cilës nuk e ka paguar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëvendës-Drejtori për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ai megjithatë nuk e ka paguar gjobën, për shkak të së cilës gjykata e ka ndryshuar atë në 32 ditë burgim dhe ka lëshuar edhe një urdhër arresti”, tha Elshani.
I dyshuari është dërguar në mbajtje në Prishtinë.