Policia e Kosovës arreston një serb në Bërnjak, kishte në veturë uniformë ushtarake e gjëra tjera që nxisin përçarje

Foto ilustrim
Një serb i dyshuar, shtetas i Malit të Zi është arrestuar në kufirin në Bërnjak, shkruan Mitropol.
Ai u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj.
“Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi”, thuhet në raportin e Policisë.
Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./Mitropol








