KFC
02LAJME

Policia e Kosovës arreston një serb në Veri, dyshohet për krime lufte ndaj civilëve dhe për dhunë seksuale

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Veri të Mitrovicës i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Në lidhje me këtë ka njoftuar vet Policia e Kosovës përmes një komunikate ku thuhet se arrestimi i 70 vjeçarit serb është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

TEB

“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Kollashinska” në Mitrovicën e Veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.”, thuhet në njoftim.

Market Florenti