Medi
02KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës bllokon mbi 20 rrugë ilegale në kufirin me Serbinë

Foto ilustrim

Mbi 20 rrugë ilegale janë bllokuar nga Policia e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.

Kjo është konfirmuar për Kallxo.com nga zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Active 1

Ai ka bërë të ditur se për bllokimin e këtyre rrugëve janë përdorur blloka betoni e janë hapur gropa.

“Janë bllokim të rrugëve ilegale në mbarë kufirin që e kemi ne me Serbinë, janë mbi 20 bllokime të rrugëve që ne i kemi bërë. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë” – ka thënë Elshani.

Ai tutje ka shtuar se në këto lokacione nuk ka ekipe të policisë të vendosur për kontrollë, mirëpo ka qarkullim të policisë.

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar disa bastisje në veri.

Këto bastisje ndërlidhen me sulmin terrorist ndaj Policisë, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

eKiosk