Policia e Kosovës godet rrjetin e kazinove ilegale: Arrestohen disa persona dhe shemben objekte

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës kundër bixhozit.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritetet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.








