Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës hedh gaz lotsjellës në Zveçan pas grumbullimit para Komunës

Policia e Kosovës raportohet se ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Ndonëse nuk ka pasur incidente nga dita e premte, situata atje duket të jetë e tensionuar.

Tripika

Gjithë kjo erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, pasi serbët nuk lejonin futjen në objektet komunale të kryetarëve te rinj shqiptarë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Koha