Policia e Kosovës konfiskon armë në Varragë të Zubin Potokut
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot kontrolle të terrenit përgjatë kanalit në Varagë të Zubin Potokut, shkruan Mitropol.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Mitropol”, zëvendësdrejtori i PK-së për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
Elshani ka njoftuar se gjatë kontrolleve kanë realizuar edhe bastisje.
“Kemi konfiskuar tri pushkë gjuetie, por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar”, tha ai për “Mitropol”.
Elshani tha se kontrollet e terrenit janë realizuar me njësinë policore K-9 edhe me njësitë tjera policore.
Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritet në Kosovë e kanë cilësuar sulm terrorist dhe gishtin e kanë drejtuar nga Serbia.