KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës me aksion në Veri: Gjen narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Mitrovicë të Veriut, ka zbuluar dhe sekuestruar substancat narkotike, armë zjarri, dhe municion, shkruan Mitropol.

Bastisja është realizuar në fshatin Zamenicë në Komunën e Leposaviqit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Përmes një komunikate, autoritetet kanë njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë dhe një radiolidhje.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar  narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.”, thuhet në njoftim.