Premium Store
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës me aksion në Zubin Potok, arre*stohet një person dhe sekuestrohet ar*matim

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Zubin Potok, ku është arrestuar një person dhe është konfiskuar armatim, shkruan Mitropol.

Në raportin policor thuhet se në shtepinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një laptop, një granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik.

Weelnes

Ndërkaq në shtëpinë e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.

“Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Active 1