Policia e Kosovës ndalon automjetin i cili po transportonte shtetas serbë, shoferit iu gjet edhe armë e ftohtë
Ditën e djeshme rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në pikën kufitare Bërnjak ka ndaluar një automjet me targa serbe, shkruan Mitropol.
Automjeti i ndaluar, po drejtohej nga një burrë shtetas i Serbisë, me të cilin po transportonte shtatë pasagjerë të cilët poashtu ishin shtetas të Serbisë.
“Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar.”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.