Policia e Kosovës në aksion: Dënon qytetarët që nuk i vendosin maskat në veturë

Policia e Kosovës po vazhdon me monitorimin e masave kundër virusit covid-19, në tërë territorin e Kosovës, shkruan Mitropol.
Së fundi ata kanë dalë në aksion dhe po i kontrollojnë veturat që po qarkullojnë në vendet e ndryshme të Kosovës, me qëllim që ta shohin nga afër se a po i bartin edhe pasagjerët maskat ashtu siç parashihet.

Duhet theksuar se ditëve të fundit kontrollet policore janë shtuar në rajonin e Kosovës, dhe kjo ka ardhur për faktin se qeveria e Kosovës ka shtrënguar masat kundër virusit covid-19. /Mitropol/








