Aurora Group
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës njofton: 17 të arrestuar për “Vidovdan”

Sot për “Vidovdan”, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dërguar 17 persona në intervistim, shkruan Mitropol.

Sipas komunikatës së policisë ata persona “kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

London

Njëri prej tyre i është shqiptuar masa e ndalimit për armëmbajtje pa leje, një tjetrit për kundravajtje, katër të tjerë janë liruar, kurse 11 po intervistohen.

“Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim” shkroi tutje Policia e Kosovës./Mitropol/

Koha