Premium Store
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës organizon pritje në Konsullatën e Repulikës së Kosovës për të përkujtuar 26 – vjetorin e Çlirimit të vendit

 

Policia e Kosovës sot organizoi një pritje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa për të përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Weelnes

Në atë organizim morën pjesë figura mjaft të njohura duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Paul Pate, Major Gjeneralin Stephen Osborn, kryetaren e bashkisë së Johnston, Paula Dierenfeld, si dhe veteranë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, shkruan Mitropol.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha shprehi falenderimet e tij për pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe komunitetit në Iowa.

“Ky është një moment i veçantë për të forcuar lidhjet tona dhe për të kujtuar sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës” u shpreh Hoxha.

Dukato 1