Aurora Group
02LAJME

Policia e Mitrovicës ndërhyn në një aheng familjar – sekuestron tri armë dhe dhjetëra fishekë

Një natë që kishte nisur me muzikë, valle e krisma fishekzjarrësh, përfundoi ndryshe nga sa e kishin menduar të ftuarit. Në vend të gëzimit, në ajër u dëgjua zhurma e armëve dhe menjëherë pas saj, sirenat e policisë.

Në mbrëmjen e 14 tetorit 2025, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë pranoi një njoftim për të shtëna me armë zjarri. Njësitet dolën në terren dhe lokalizuan vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, një aheng familjar në jug të qytetit.

Weelnes

Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan tri armë zjarri, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie, bashkë me 44 fishekë dhe një gëzhojë të përdorur që kishte mbetur si dëshmi e krismave që shqetësuan lagjen.

Festë e nisur për gëzim, përfundoi në hetim. Policia identifikoi të dyshuarin kryesor dhe ndaj tij inicoi rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit iu caktua masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Mitropol/

FOTOT

Dukato 1