Aurora Group
02LAJME

Policia e Mitrovicës Veriore apelon për sigurinë në trafik

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar pas rritjes së aksidenteve rrugore.

Tripika

Gjatë këtij viti, sipas policisë janë regjistruar deri tani 3 aksidente, duke shtuar nevojën për vigjilencë më të madhe.

Policia thekson disa këshilla kyçe për të shmangur aksidentet:

• Përdorimi i gomave dimërore
• Përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës
• Mbajtja e distancës së duhur ndërmjet automjeteve
• Vendosja e rripit të sigurisë
• Respektimi i të gjitha rregullave të trafikut

Gjithashtu, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Aquapark 2