
Policia e Kosovës nga dita e sotme ka nisur sekuestrimin e aparateve që prodhojnë kriptovaluta, shkruan Mitropol.
Gjatë një aksioni të realizuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Podujevës, PK, ka arritur të sekuestroj tre aparate që prodhojnë kriptovaluta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të këtij aksioni është ndihmuar edhe nga KEDS.
Njoftimi nga Policia e Kosovës
Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave
Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.







