Policia flet për “Mitropol” për vetaksidentin në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, lëndohet shoferi i kamionit

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në vendin e quajtur Vojtesh. Një kamion i ngarkuar është rrokullisur në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke lënduar shoferin e tij, shkruan “Mitropol”.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin për “Mitropol”.
“Vetaksidenti është shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në vendin e quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetëaksidentit, lëndime ka pësuar shoferi i kamionit.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Në fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet kamioni i përmbysur dhe ngarkesa e tij e shpërndarë anës rrugës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet policore për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në atë segment rrugor.
Shoferi i lënduar është transportuar për trajtim mjekësor. Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.
Kujtojmë se ky aksident është një kujtesë për vozitësit që të kenë kujdes të shtuar, sidomos në kthesat dhe kushtet e rrugëve gjatë sezonit dimëror./Mitropol/