
Sot në orë të hershme të mëngjesit “Mitropol” raportoi se fabrika e mishit “APETIT GROUP” në Milloshevë u përfshi nga zjarri.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se incidenti u raportua rreth orës 05:30.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë,” deklaroi Ahmeti.
Aktualisht, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë ende në terren për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e zonës.