Medi
02LAJME

Policia futet brenda lokaleve në Mitrovicë, po ua kërkon dëshminë e vaksinimit qytetarëve

Zyrtarë të Policisë së Kosovës po kryejnë kontrolle të rrepta në lokalet e Mitrovicës.

Atje Policia po ua kërkon qytetarëve dëshminë e vaksnimit me vaksinën anti-Covid.

Tripika

Kjo pasi sipas masave që janë ende në fuqi, qytetarët nuk lejohen brenda lokaleve pa një dëshmi se janë të vaksinuar.

Ndryshe, që një javë Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar asnjë viktimë nga COVID-19 dhe numri i rasteve të reja ka shënuar rënie.

Premium Store