Medi
02LAJME

Policia gjen 248 plumba në kavanoz dhe substanca narkotike në shtëpinë e mitrovicasit (FOTO)

Me datë 03.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Mitrovicë Veri ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari A.V.(1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësive patrulluese të stacionit policor në Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë.

eKiosk

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

• Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
• Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë,
• 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
• 562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
• Një sprej.



Njësia e forenzikës ka dal në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se; Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.

Dukato 1