KOSOVËLAJME

Policia gjen dhe konfiskon armë dhe municion në tavanin e një shtëpie në Zveçan

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në tavanin e një shtëpie në Zveçan ka gjetur dhe ka konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi të municionit dhe një elektroshok.

Për këtë rast nuk ka të arrestuar, por Policia e Kosovës thekson se “posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.”

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, me datën 21.04.2024 rreth orës 10:30, si rezultat i angazhimeve të saja ka pranuar një informacion se në Zveçanin e vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale.

Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.

Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.

Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.