Policia gjen në Zhabarë veturën me të cilën u gjuajt me kallashnikov mbrëmë para BAMEX-it në Tavnik (VIDEO)
Mbrëmë rreth orës 23:00 një person i armatosur shkrepi rreth 10 plumba tek hyrja e marketit “Bamex” në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Personi që gjuajti me armë automatik AK-47 raportohet se ndodhej brenda veturës kur shkrepi rreth 10 plumba.
VIDEO NGA VENDI I NGJARJES MBRËMË
Nga rasti në fjalë nuk pati të lënduar, gjersa rasti mbeti në procedurë hetimore.
Teksa mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare të BAMEX, u dha një sqarim publik ku u tha se rasti kishte të bënte me qëllim të dëmtimit të imazhit të tyre shumëvjeçar si firmë.
Ndërkaq Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00 kanë konfiskuar veturën prej së cilës u shkrepën 10 plumba, mbrëmë në Tavnik.
Siç njoftojnë burime të “Mitropol” vetura është gjetur në Zhabar të Mitrovicës pranë një furre përballë mullirit.
Burime të sigurta të “Mitropol” gjithashtu kanë njoftuar se i dyshuari që ka gjuajtur mbrëmë me armë nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ende ndodhet në arrati./Mitropol