Policia gjen në Zveçan armatim e municion, dyshohet se lidhet me rastin në Banjskë
Policia e Kosovës pas pranimit të një informate, ka kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri ne Zveçan, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit janë gjetur granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake.
Policia ka njoftuar se ky rast ka të bëjë me një person me interes per Policine, e i cili dyshohet se nderlidhet me rastin Bajnska.
Njoftimi i plotë:
Policia në Mitrovicë Veri gjen granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake
Mitrovicë Veri , 19 nëntor 2024
Me datën 19.11.2024 pas pranimit të një informate, është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore. Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
1. 4 granata M75
2. dy pushkë automatike AK 47
3. gjashtë karikatorë me municion të AK 47
4. një karikator i zbrazët
5. 156 fishek të AK 47
6. 179 fishekë të M48
7. një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
8. tri palë pantallona
9. katër jakne ushtarake
10. dy jelekë taktikë
11. dy gas maska
12. dy çanta krahu ushtarake
13. 5 rripa ushtarakë të brezit
14. një maicë e zezë
Ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska.