Medi
02LAJME

Policia: Gruaja që u gjet e vdekur në Ibër dyshohet se ra aty aksidentalisht

Dje rreth orës 07:20 të mëngjesit, Mitropol raportoi ekskluzivisht për një rast të rëndë vdekjeje në Mitrovicë.

Viktima që u gjet e vdekur nga zjarrëfikësit ishte 63 vjeçarja Ajshe Jashari Nebihu.

Weelnes

Policia e Kosovës sot konfirmoi se e ndjera ra aksidentalisht në lum.

Siç raportoi dje Mitropol, Policia sot konfirmoi se ekipi i zjarrëfikësve viktimën e ka nxjerrë nga  lumi pa shenja jete, gjersa nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj.

E ndjera do varroset sot me namazin e Ikindisë në ora 16:46 në varrezat e Prekazit të Epërm.

Raporti i plotë policor:

Mitrovicë 22.06.2023 – 07:26. Është raportuar se viktima femër kosovare  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Ibër.  Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga  lumi pa shenja jete, nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Weelnes