
Një shtetas i Serbisë është shoqëruar dje në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës, njofton “Mitropol”.
Arsyeja e shoqërimit ishte një sprej OC që iu gjend këtij shtetasi serb në veri të Mitrovicës.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej OC.”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/






