02LAJME

Policia inicion katër raste të aktiviteteve të kundërligjshme në veri

Policia kufitare ka iniciuar katër raste të aktiviteteve të kundërligjshme në fshatin Bistricë gjatë ditës të enjten.

Sipas njoftimit, në dy raste ka pasur “kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” dhe dy raste “kontrabandim me mallra”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
KL

Njoftimi i Policisë:

Në rastin e parë: automjeti ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull, serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

Në rastin e dytë: është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M., mashkull, serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J., serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

Në rastin e tretë: është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhe me targa të Serbisë, me drejtues D. M., mashkull, serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

Në rastin e katërt: është ndaluar traktori ngjyre e kuqe me rimorkio me drejtues F.M., mashkull, shqiptar/kosovar. Pas kontrollit nga ana e policisë është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall (dru 3.90 metër kub), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë futur përmes rrugëve ilegale.