
Sonte rreth orës 00:25 dy shpërthime të njëpasnjëshme detonuan veriun e Mitrovicës, ngjarje kjo për të cilën raportoi “Mitropol”.
Detonimet ishin aq të fuqishme sa u dëgjuan edhe thellë në jug të Mitrovicës.
Shpërthimet për “Mitropol” i konfirmoi edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ka informacione për dy detonime por policia është në qytet dhe nuk raportohet për dëme.”, tha Elshani për “Mitropol”.
Ndryshe, banorët shqiptarë të veriut u shprehën të shqetësuar për shpërthimet që ndodhën sonte.
“Jemi në amulli, s’po dijmë çka don me na gjet”, tha njëri nga qytetarët për “Mitropol”.








