02KOSOVËLAJME

Policia jep detaje për plagosjen në Mitrovicë, ja çka u gjet në vendngjarje

Mitropol ka raportuar sot për një incident që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Roadside
Market Florenti

Mitropol mësoi se personi që mbeti i plagosur sot është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

Gjersa emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, janë Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”. Pas plagosjes, viktima u trajtua në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, e më pastaj u dërgua në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Dr. Naser Syla konfirmoi dje për “Mitropol” se viktima pas trajtimit u lirua në shtëpi.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

“Të dyshuarit gjenden në arrati.”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë, gjersa rasti është duke u hetuar.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.