KOSOVËLAJME

Policia jep detaje për tragjedinë në Pejë: Fëmija u dërgua pa shenja jete në spital, po kërkojmë nënën e zhdukur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në qytetin e Pejës, ku si pasojë në fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’, ndërsa nëna e tij është zhdukur.

Market Florenti
Roadside

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik, ku thuhet se 5-vjeçari u dërgua në spital pa shenja jete.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Policia rreth orёs 23:10, ёshtё njoftuar nga spitali rajonal nё Pejё, pёr pranimin e njё fёmije 5 vjeqar pa shenja jete, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa nёna e fёmijёs ёshtё e zhdukur”, thuhet në komunikatë.

Policia ka kёrkuar asistim edhe nga njësia pёr kërkim shpёtim e FSK-sё tё dalin nё vendin e ngjarjёs, pёr kërkimin e personit tё zhdukur.

“Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy (2) persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.