Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia jep detaje për zjarrin në shtëpinë e familjes Koroglu në Mitrovicë

Në orët e vona të mbrëmjes së sontme, u dogj shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit të cilët po intervenojnë në shuarjen e zjarrit.

Active 1

Disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe hetuesia e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për “Mitropol” se nuk raportohet për persona të lënduar, teksa njësitë policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në  rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që  është pjesë e trashëgimisë  kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, tha Zahiti.

Përndryshe shtëpia e familjes Koroglu ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë. Para disa muajve, siç thonin familjarët, për shkak të lagështisë u rrënua një pjesë e saj, ndërsa sot pasi filluan punimet për fillimin e konzervimit të saj nga Ministria, shtëpia u dogj në orët e vona./Mitropol/

 

Active