Medi
02LAJME

Policia jep detajet për rastin e gruas që ra nga banesa për “Mitropol”

Sot rreth dy orë më parë “Mitropol” raportoi se një grua kishte rënë nga kati i dytë i një ndërtese në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kishin arritur ekipet shëndetësore dhe ato policore.

Active 1

Gjersa gruaja ishte bartur në spital me auto-ambulancë, Policia kishte rrethuar vendin e ngjarjes.

Detaje lidhje me ngjarjen për “Mitropol” dha edhe Policia e Kosovës.

”Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima femër/ kosovare, e njejta është dërguar për tretman mjeksor. Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së në Mitrovicë të Jugut për “Mitropol”.

Dukato 1