Market Florenti
02LAJME

Policia kap në befasi dy të rinj me armë në Koshtovë, i shoqëron në stacion dhe ua konfiskon armët

Një ndalim i zakonshëm nga NJNSH – Policia mbrëmë në fshatin Koshtovë të Leposaviqit ka rezultuar me kapjen e dy të rinjve që posedonin armë zjarri.

Medi

Burime të të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:00, Policia ndaloi një veturë Golf VII me targa civile, ku ndodheshin dy persona.

TEB

Gjatë kontrollit, njësitë policore zbuluan një pistoletë me 12 fishekë, një sprej SC, një këllëf arme dhe një sanduk metalik për fishekë në posedim të shoferit.

Ndërkohë, tek pasagjeri u gjet një tjetër pistoletë me 6 fishekë, për të cilën ai nuk posedonte leje.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, ku armët u konfiskuan në cilësinë e provave materiale.

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar rasti penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dy të dyshuarit janë liruar për t’u paraqitur mëngjesin e sotëm për intervistim në prani të avokatëve.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

TEB