
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të arrestojë një person në Mitrovicë, pasiqë i njëjti është kapur duke vjelur bimë narkotike “Kanabis Sativa”, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur në Shalë të Bajgorës, ndërsa kanabisin ai e kishte mbjellur në dy lokacione të ndryshme.
“Nnjësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa me gjatësi 60 deri 160 cm”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet./Mitropol/








