KOSOVËLAJME

Policia kap një autoambulancë në Merdare: Po kotrabandonte pajisje mjeksore dhe pjesë të veturave

Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se kanë parandaluar kontrabandim me mallëra.

Kapja e kontrabandës është bërë nga njësia e kontrollit kufitar në pikën kufitare në Merdare.

Policia kanë ndaluar një autoambulancë e cila dyshohet se po kontrabandonte mallra të ndryshme.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Aty kishte pajisje dentare dhe pjesë të veturave.

Njoftimi i plotë”

Policia e Kosovës, njësia për kontrollë kufitar me datë 10.07.2023 rreth orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I M/K.

Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme(gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi.

Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.