“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi” – thotë Policia.
Sipas Policisë, vjedhja ka ndodhur më 4 nëntor 2023.
Për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, Policia lut qytetarët të kontaktojnë përmes numrit 192.