Medi
KOSOVËLAJME

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e grabitësve

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Grabitje” që ka ndodhur më datën 22/07/2022 në orën 10:47 në Prizren.

Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër, thuhet në njoftim, përcjell Insajderi.

Weelnes

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.

Weelnes