Premium Store
02LAJME

Policia konfirmon për Mitropol: Arrestohet shoferi nga aksidenti fatal dje në Vushtrri

Si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi dje në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Stanovc, një person gjeti tragjikisht vdekjen pasi u godit nga një shofer që po drejtonte kamionin.

Emri i viktimës ishte Ekrem Maxhuni, 56-vjeçar.

Aurora Group

E sot, si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje në aksident trafiku me pasojë fatalitet, bëri të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për “Mitropol”.

I dyshuari u arrestua sot pasi dje kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Mitropol/

Weelnes