Premium Store
02LAJME

Policia konfirmon për Mitropol: Një burrë rreth 56 vjeçar vdiq pas goditjes nga kamioni që iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në fshatin Maxhunaj, shkruan Mitropol.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një këmbësor i cili u godit nga kamioni.

Premium Store

Rastin për Mitropol e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur  këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth  56 vjecar, i cili ka humbur jetën    vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Zahiti.

Tutje ai tha se njësitet përkatëse policore kanë dalur në vendngjarje hetimet janë duke vazhduar.

Koha