Aurora Group
02LAJME

Policia konfirmon raportimin e “Mitropol” për vdekjen në Prishtinë

Policia e Kosovës sapo ka konfirmuar rastin e vdekjes së dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë për të cilin “Mitropol” raprotoi ekskluzivisht duke treguar se bëhej fjalë për një grua rreth të 30-ave.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Weelnes